Në Fan Club BBV2 është diskutuar lidhur me të drejtat e Instagramit të Luizit. I ftuar në emision ka qenë Joni, një nga miqtë e ngushtë të Luizit, i cili ka folur për këtë temë.
Prej disa ditësh kanë qarkulluar lajme se motra e Luizit ka ardhur në Shqipëri për t’i bërë një surprizë atij brenda “BBV2” dhe për këtë Joni ka zbuluar nëse është apo jo e vërtetë.
“Jo jo nuk ka ardhur, ka ardhur nëna e Luizit dhe shumë shpejt do jetë për surprizën e Luizit. Motra jo dhe janë ato adresat fake në Instagram që përfitojnë dhe po mos të kishin ndodhur gjitha këto gjëra do kishte vetëm një faqe “Luizi Ejlli” dhe mund të kishte 1 milion ‘follows’ ndoshta edhe më shumë.” Për vërtetësinë e kësaj, Top Channel ka publikuar video të Luizit, ku me dëshirën e tij të lirë e ka kërkuar këtë gjë dhe dnër të tjera ka cilësuar që menaxhimi i Instagramit të mos ishte në duart e askujt tjetër, madje as të familjarëve të tij, por të Top Channel.