Disidenti
Lajme

Merret vendimi për masat anti-COVID

0Shares

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka deklaruar se mbesin në fuqi masat e njëjta anti-COVID.

Përmes një postimi në “Facebook”, Hoti ka thënë se deri në fund të muajit pritet që të arrij kontingjenti i parë prej 33 mijë dozave të vaksinës COVAX.

“Në takim me ministrin e Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, z. Naser Ramadani dhe me drejtorin e SHSKUK-së, z. Valbon Krasniqi, vendosëm që të mbesin në fuqi masat e njëjta anti Covid-19. Institucionet shëndetësore po funksionojnë me kapacitete të plota, furnizimi me barna është stabil, ndërsa deri në fund të muajit pritet të arrij kontingjenti i parë i prej 33 mijë dozave të vaksinës COVAX dhe menjëherë të filloj vaksinimi i qytetarëve”, ka shkruar ai./Zëri

Postimi i plotë:

Në takim me ministrin e Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, z. Naser Ramadani dhe me drejtorin e SHSKUK-së, z. Valbon Krasniqi, vendosëm që të mbesin në fuqi masat e njëjta anti Covid-19.

Institucionet shëndetësore po funksionojnë me kapacitete të plota, furnizimi me barna është stabil, ndërsa deri në fund të muajit pritet të arrij kontingjenti i parë i prej 33 mijë dozave të vaksinës COVAX dhe menjëherë të filloj vaksinimi i qytetarëve.

Nga qytetarët kërkuam që të respektojnë distancën fizike, të përdorin maskat dhe të mirëmbajnë higjienën personale. Ndërsa institucionet përgjegjëse të shtojnë angazhimin për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19 përmes respektimit rigoroz të masave në fuqi.

“Shkuan në lokal të armatosur e më kallash”- Si ndodhi përplasja mes Sekiraqve dhe Capave- Insajderi sjell detaje nga Dosja

Disidenti.net

Dëshmitari Rrustem Tetaj: Sa herë vinte Thaçi në kazermë, kërkonte të largohej fotografia e Rugovës

Disidenti.net

Aksidentohet traktori me dy vetura në Zllakuqan, lëndohen pesë persona

Disidenti.net