Disidenti
Lajme

Merkel i shkruan Kurtit: Dialogu me Serbinë kërkon vëmendjen tuaj

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen Kryeministër i Kosovës.

Ajo këtë e ka bërë përmes një letre, në të cilën thekson sa i ka punë të mëdha para vetes, si luftimi i krimit dhe korrupsionit, njofton KlanKosova.tv.

Po ashtu Merkel në këtë letër, e ka përmendur procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, për çfarë kërkon që Kurti të jetë i vëmendshëm.

Kjo është letra e plotë:

“I dashur Kryeministër

Ju uroj ngrohtësisht për rizgjedhjen tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës!

Ju dhe qeveria juaj keni përpara punë sfiduese, për çfarë vendi juaj mund të mbështetet në Gjermaninë si partner.

Pandemia e COVID-19 kërkon veprim të paprecedent nga të gjithë ne. Me reforma dhe rend dhe ligj si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, qeveria juaj ka identifikuar reformat e rëndësishme të kërkuara. Dialogu me Serbinë për normalizim i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian gjithashtu kërkon vëmendjen tuaj.

Suksesi në këto fusha do të jetë çelës për të konkretizuar perspektivën evropiane të vendit tuaj.

Ju uroj çdo sukses në punët përpara.

Me respekt

Angela Merkel
Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë”.

Bien çmimet e derivateve në Kosovë, rikthehen në nivelin e para tri viteve

Disidenti.net

Mjeku nga Kosova: Operimi i një pacienti shqiptar më jep kënaqësi sa për 100 gjermanë

Disidenti.net

Pagat me ligj të ri/ As këtë muaj nuk ka shtesa, MF dhe MPB dalin me njoftim

Disidenti.net
Disidenti

Merkel i shkruan Kurtit: Dialogu me Serbinë kërkon vëmendjen tuaj