Ministri i ri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka marrë vendim që të ndalohet pirja e duhanit brenda ambientit të Ministrisë, duke përfshirë edhe bufenë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Ibrahim Shala, zëdhënës për media në Ministrinë e Mbrojtjes.
“Mund të ju konfirmoj se është marrë vendim që të ndalohet pirja e duhanit brenda ambientit të Ministrisë”, tha Shala.
Mehaj është emëruar ministër i Mbrojtjes ditën e hënë, ndërsa zëvendësministër i tij është emëruar Enver Dugolli.
Qeveria Kurti 2 është votuar nga Kuvendi i Kosovës më 22 mars, ku pro formimit të saj ishin 67 deputetë, kurse kundër 30.