Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka folur para mediave – ndonëse konferenca ishte paralajmëruar për në ora 20:00.
Ai tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, insistoi që të formalizohet njohja de-facto nga Serbia.
Ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiq, sipas tij, pranoi kompromisin e paraqitur nga BE-ja.
“Palët kanë filluar nga anë të ndryshme. Propozimi ynë ishte që palët të punojnë paralelisht, ky ishte propozimi”, ka thënë Borrell.
“Sot u mundova që të gjej zgjidhje për rrugën përpara duke u bazuar në propozimin tonë. Fatkeqësisht, Kurti nuk ishte i gatshëm që të lëvizë përpara dhe të fillojë që ta themelojë Asociacionin. Ai insistoi me njohjen e Kosovës. Ndërsa Vuçiqi e ka pranuar propozimin tonë”, ka shtuar ai.
Një herë u raportua se konferenca e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrellin, për takimin Kurti – Vuçiq është shtyrë për në ora 20:00, megjithatë ia ka folur për mediat mesë orës 15:00 dhe 16:00.
