Agjencia serbe e lajmeve ka raportuar për humbjen dhe eliminimin e Serbisë nga Botërori në Katar ndaj kombëtares zvicerane, ku bëjnë pjesë edhe futbollistët shqiptarë Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.
Media serbe Tanjug, në titull e ka përmendur edhe Xhakën, duke shkruar se ai ka provokuar futbollistët serbë.