“Me Përparim Ramën jemi në balotazh në Prishtinë pastaj aty duhet shikuar se cila parti është më e besueshme. E them këtu për herë të parë, LDK ia humbi zgjedhjet Arban Abrashit në vitin 2017.
Haziri foli edhe për garën në Gjilan, ku tha se ishte kërkesë e elektoratit dhe strukturave të partisë që ai të rikandidojë për herën e pestë për të parin e Gjilanit.
“Unë në momente të fundit kam vendosur të rikandidoj për një mandat të ri, duke e parë kërkesën qytetare përtej LDK-së dhe përtej partive dhe si përceptim i krijuar dhe kërkesë e krijuar nga takimet, kontaktet dhe angazhimet ditore më kanë bërë më të përgjegjshëm të mendoj dhe rimenduar një mundësi që t’i japim Gjilanit ndoshta pritjen më të madhe që e kanë pasur qytetarët, i cili lidhet me shumë programe sistemore të cilat janë të buxhetuara dhe të organizuara dhe pritet që të hyjnë në fazën e implementimit. Për t’i mbërri të gjitha këto objektiva dhe për të qenë një kujdestar politik i cili garanton më së miri më ka bërë që të zbuti qëndrimin dhe t’i hyjë garës. Sa herë që LDK ka kërkuar ndihmën time unë ia kam dhuruar”, tha ai në Debat Plus në RTV Dukagjini.