Disidenti
Lajme

Me një plagë në syrin e djathtë, historia e portretit të vetëm origjinal të Skënderbeut

0Shares

Këtë 17 janar është shënuar 556 vjetori i vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405-17 janar 1468).

Gjergj Kastrioti ishte strateg dhe burrë shteti, udhëhoqi luftën për liri e pavarësi kundër pushtimit osman, për bashkimin politiko- shtetëror të popullit shqiptar.

Ai personifikon jo vetëm figurën më të rëndësishme të popullit shqiptar, por dhe një epokë të tërë të historisë kombëtare. Figura e heroit tonë kombëtar lidhet më luftën më se njëshekullore kundër pushtimit osman.

Ndërkohë, me këtë rast, rikthejmë portretin mbi 500-vjeçar të Gjergj Kastriotit, i cili gjendet në Galerinë Ufizzi të Firences, i vetmi portret origjinal me një plagë të madhe topuzi që e ka marrë Skënderbeu në luftë.

Fakti i plagosjes është i shkruar edhe nga Barleti.

Portreti i vetëm origjinal i Skënderbeut më 1466-n, ku qartazi shihen shenjat e vragave të plagës së luftës, një prerje e djegie te syri i djathtë, një pikturë tejet e detajuar, e ngrohtë, pothuajse dydimensionale, për habi të asaj kohe, ka autorë vëllezërit italianë Bellini.

Të gjithë ata që do ta vizitojnë Galerinë Ufizzi në Firence, ku gjendet ky portret unikal, i ruajtur 500 vjet, do të kenë fatin të shohin nga afër fytyrën e një heroit tonë, ashtu siç ka qenë.

” alt=”” aria-hidden=”true” />

a.c./dita

“Kam me ta bo ma zi se atij që u vra”/ Burri raporton në Polici se ish gruaja e ka rrahur dhe e ka kërcënuar

Disidenti.net

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali i saj vrau bashkëshorten

Disidenti.net

Ekskluzive: Shteti vendos të krijojë Task Forcë për rastet e dhunës ndaj grave

Disidenti.net