Disidenti
Lajme

Mbi gjysma e mërgimtarëve në një autobus të ardhur nga Kosova në Austri, dalin pozitiv

0Shares

Më shumë se gjysma e punëtorëve në një autobusi të ardhur nga Kosova dolën pozitivë me Covid në Austrinë e Epërme, shkruajnë mediat austriake.

Sipas tyre, autobusi me gjithsej 34 punëtorë të përjavshëm nga Kosova arriti në Austrinë e Epërme më 3 prill. Më pas punëtorët u shpërndanë në kompani të ndryshme në të gjithë shtetin dhe kështu siguruan një përhapje të gjerë të virusit korona, sepse disa njerëz në autobus kishte të ngjarë se ishin infektuar me këtë virus.

Nga testimi që është bërë 18 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Të njëjtit, siç raportojnë mediat atje, janë shpërndarë në pesë distrikte, duke bërë kështu edhe shpërndarjen e virusit.

Mediat austriake raportojnë se ky problem është tash e disa kohë prezent në Austri. Ata drejtojnë gishtin tek punëtorët nga Kosova dhe Rumania, cilët sipas tyre po bëjnë shpërndarjen e COVID-19.

Ndërkohë, tufa e koronës është zgjeruar: Tri raste vijuese janë bërë të njohura në qytetin e Linzit.

Sipas drejtorit shëndetësor të Magjistraturës Dietmar Nemeth, tre persona kontaktues – dy fëmijë dhe një grua – nga punëtorët javorë të regjistruar si të infektuar në Linz kanë dalë pozitiv. Rrethi Linz-Land raporton një tjetër banor të infektuar të autobusit.

Fondacioni Golden Eagle bën thirrje për krijimin e fondit për Policinë e Kosovës, ndanë 30,000 euro

Disidenti.net

Mirena: Afrim Bunjaku, që sot ra në detyrë, shteti nuk i ka garantuar as sigurim shëndetësor, as sigurim jetësor, e Qeveria ua ka hequr edhe shtesat për rrezikshmëri në punë

Disidenti.net

“Ma shpejt se t’i jepi 2-3 shuplaka”/ I riu në Prishtinë kapet me Policinë pasi e gjobitën për shkelje në trafik

Disidenti.net
Disidenti

Mbi gjysma e mërgimtarëve në një autobus të ardhur nga Kosova në Austri, dalin pozitiv