Disidenti
Lajme

“Mbi 900 mashtrime për viza-lirohet, vjedh dy a tri pula- dënohet”/ Tomë Gashi tregon se kush i frikësohet vettingut dhe Byrosë për konfiskimin e pasurisë

Avokati Tomë Gashi e konsideron si lajm të mirë vlerësimin pozitiv nga komisioni i Venecias të koncept-dokumentin e Qeverisë së Kosovës për Vetting në drejtësi dhe Projektligjit të Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Gashi në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka deklaruar se në Kosovë thuajse askush nuk i beson sistemit të drejtësisë.

Kjo për shkak të vendimeve skandaloze të gjykatave skandaloze.

“Në Kosovë thuaja se askush nuk i beson sistemit të drejtësisë dhe atë për një milion arsye.

Kjo vërtetohet shpesh kur dëgjojmë për vendime skandaloze gjyqësore e ku vërehet se nuk kemi sistem as të pavarur e as efikas e të drejt të gjykatave dhe prokurorive në Kosovë

Kemi vendime skandaloze ku gjykata për shembull liron dikë për mbi 900 mashtrime për sigurim të vizave dhe dënon dikë rendë për vjedhje të dy apo tri pulave apo ndonjë çokollate në markete”, ka thënë Gashi për “Bota sot”

Ai ka rikujtuar se ka edhe raste të frikësimit të zyrtarëve të organizatave nga prokurorërër.

“Dhe sikur kjo të mos jetë skandali i fundit kemi prokuror që i frikësojnë zyrtarë të organizatave komunale për interesa të veta personale, shkaktojnë me dhjetëra mija euro dëme e nuk i ndalin kërcënimet me arrestime të kundërligjshme dhe ende nuk shkarkohet as nga këshilli prokurorial e as që procedura penale ndaj tij nuk zhvillohet në mënyrë të shpejt e efikase”, shprehet avokati Gashi.

Sipas tij, këso raste ka shumë në sistemin tonë juridik dhe se pa veting nuk ka se si të largohen këta keqpërdorues nga sistemi juridik i Kosovës në mënyrë të ligjshme.

“Pra pa vetting nuk ka drejtësi për qytetarët e Kosovës”, është shprehur Gashi.

Ndërkaq për Byron e vlerësimit dhe konfiskimit të pasusisë së paligjshme, avokati Gashi ka thënë se duhet të frikësohen ata që po e kritikojnë këtë ligj.

“E sa i përket ligjit për konfiskim të pasurisë se pajustifikueshme duhet të frikësohen ata që më së shumti po e kritikojnë këtë ligj dhe që nuk kanë se si të justifikojnë miliona euro pasuri me rroga çfarë i kanë

Po kalon koha e rrogave të vogla e fitimeve të mëdha të atyre qe kin punuar e qe punojnë në institucione”, ka përfunduar Gashi.

Kujtojmë se, Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj, e ka dënuar me 100 euro gjobë A.A., pasi prokuroria e akuzonte atë se në kotecin e pulave të të dëmtuarit M.H., i ka vjedhur dy gjela.

Aktgjykimi në fjalë është marrë nga gjykatësi Fatos Sejdijaj më 13 janar 2020, pasi gjykata e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë që ndaj të akuzuarit të shqiptohet urdhri ndëshkimor, përkatësisht dënimi me gjobë pa u mbajtur shqyrtimi gjyqësor.

“Gjykata vlerësoi se në shkresat e lëndës ekzistojnë prova të besueshme për dhënien e urdhrit ndëshkimor të cilat e vërtetojnë faktin se i akuzuari ka kryer veprën penale në fjalë si: Kallëzimi penal me numër rasti … i datës 24.12.2018, Raporti Policor nr…. i datës 24.12.2018, Procesverbali mbi marrjen në pyetje të viktimës nr…. i datës 24.12.2018, Procesverbali mbi marrjen në pyetje të dyshuarit nr…. i datës 24.12.2018, foto dokumentacioni dhe shkresat e tjera të lëndës, gjykata të njëjtin e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënimin si në dispozitiv të këtij aktgjykimi”, thuhet në arsyetimin e aktgjykimit.

Ky aktgjykim është një nga dëshmitë për nevojën që në Kosovë të ketë sistem të mirëfilltë të drejtësisë dhe kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet vettinngut.

Ekskluzive: I dyshuari për plagosjen e policëve, gjeneral Nuredin Lushtaku dhe vëllezërit e tij, Policia mobilizon forcat për arrestimin e tyre

Disidenti.net

E rëndë: Plagosen dy policë në Skënderaj, njëri u qëllua në kokë

Disidenti.net

PDK dhe AAK në emër të UÇK kanë vjedhur, në emër të saj tentojnë të fshehin dallaveret!

Disidenti.net
Disidenti

“Mbi 900 mashtrime për viza-lirohet, vjedh dy a tri pula- dënohet”/ Tomë Gashi tregon se kush i frikësohet vettingut dhe Byrosë për konfiskimin e pasurisë