Mijëra persona janë mbledhur në varrezat e fshatit Golluboc të Malishevës për t’i dhënë lamtumirën e fundit 23-vjeçarit, Fazli Hoxha.
Dhimbjen e madhe që po e përjeton familja pas rastit tragjik të së enjtes ku mbeti i vrarë 23-vjeçari, kanë shkuar për t’u lehtësuar familjarë, miq e bashkëvendas.
Fazli Hoxha është varrosur në orën 18:00 në varrezat e fshatit, shkruan GazetaDemos.
Të plagosur kanë mbetur edhe dy vëllëzërit e tij, të cilët pas marrjes së trajtimit kanë refuzuar të qëndrojnë në spital dhe janë larguar për në shtëpi.
Në lidhje me këtë rast kanë reaguar edhe familja e dorasit.