Disidenti
Lajme

Masat e reja: mbyllen klubet e natës, shkurtohet orari i gastronomisë, vaksinim edhe të shtunave

0Shares

Nga nesër pritet që Ministria e Shëndetësisë, t’i propozojë Qeverisë së Kosovës masa të reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Në mesin e këtyre masave është mbyllja e klubeve të natës.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një konference për media, ku tha se po ashtu do të reduktohet aktiviteti i gastronomisë.

“Nga nesër do t’i propozojmë qeverisë që të vendos për ndërmarrjen e disa masave, të cilat do të prekin disa sektor të jetës sonë. Do të propozojmë që të mbyllen për një kohë klubet e natës, të reduktohet aktiviteti i gastronomisë”, tha Vitia.

Vitia ka njoftuar se vaksinimi do të bëhet edhe të shtunave.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net