Disidenti
Lajme

Marrëveshja u arrit, aneksi për zbatim gjithashtu – Kosova themelon Asociacionin, Serbia ia njeh pasaportën Kosovës

0Shares

Në faqen zyrtare të BE-se është publikuar edhe dokumenti i Aneksit të Implementimit të propozimit franko-gjerman.

Në pikën e parë theksohet se Aneksi është pjesë përbërëse e Marrëveshjes.

Në pikën dy thuhet se “Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht të respektojnë të gjitha Nenet e Marrëveshjes dhe këtë Aneks, dhe të zbatojnë të gjitha detyrimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja dhe ky Aneks në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim”.

Në pikën tre bëhet me dije se Kosova dhe Serbia janë në dijeni “se Marrëveshja dhe Aneksi i Zbatimit do të bëhen pjesë integrale e proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE”.

” Palët vërejnë se menjëherë pas miratimit të Marrëveshjes dhe kësaj Shtojce, BE do të fillojë procesin për të ndryshuar standardet e Kapitullit 35 për Serbinë për të pasqyruar detyrimet e reja të Serbisë që rrjedhin nga Marrëveshja dhe ky Aneks.Agjenda e Grupit Special të Kosovës për Normalizim do të pasqyrojë në mënyrë të barabartë obligimet e reja të Kosovës që rrjedhin nga Marrëveshja dhe ky Aneks”, thekson pika tre

Nė pikën katër të Aneksit të Implementimit tregohet se ” Palët bien dakord të miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur, siç është negociuar në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, si çështje urgjente”

Tutje në pikën pesë flitet për Nenin 7 që obligon Kosovën të fillojë negociatat me BE-në për çështjen e vetë-menaxhimit për komunitetin serb në përputhje me marrëveshjet e mëparshme të Dialogut.

” Për të zbatuar nenin 7, Kosova fillon menjëherë negociatat në kuadër të Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për vendosjen e aranzhimeve dhe garancive specifike për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse të Dialogut siç përcaktohet nga Lehtësuesi i BE-së”, thekson pika pesë.

Pika e radhës tregon se palët pajtohen për krijimin e një Komitet të Përbashkët Monitorues, të kryesuar nga BE-ja, brenda 30 ditëve. Zbatimi i të gjitha dispozitave do të sigurohet dhe mbikëqyret nga Komiteti i Përbashkët i Monitorimit”

Aneksi tutje tregon se për ndihmën financiare që do t’iu jepet dy vendeve, megjithatë kusht është implementimi.

“Për të zbatuar nenin 9, BE-ja do të organizojë një konferencë donatorësh brenda 150 ditëve për të krijuar një paketë investimi dhe ndihme financiare për Kosovën dhe Serbinë. Asnjë disbursim nuk do të ndodhë përpara se BE-ja të përcaktojë se të gjitha dispozitat e Marrëveshjes janë zbatuar plotësisht”, thuhet në pikën e radhës.

Aneksi snë vazhdim tregon se ” Kosova dhe Serbia pajtohen që të gjitha nenet do të zbatohen në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri” dhe se ” Rendi i paragrafëve të kësaj shtojce nuk cenon rendin e zbatimit të tyre.
Kosova dhe Serbia pajtohen të mos bllokojnë zbatimin e asnjë prej neneve”, transmeton Express.

“Të gjitha diskutimet në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes do të zhvillohen në kuadër të Dialogut të ndërmjetësuar nga BE.
Kosova dhe Serbia pranojnë se çdo mosrespektim i obligimeve të tyre nga Marrëveshja, ky Aneks ose Marrëveshjet e Dialogut të kaluar mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta negative për proceset e tyre përkatëse të anëtarësimit në BE dhe ndihmën financiare që marrin nga BE-ja”, thekson pika e fundit.

Ekskluzive: Shteti vendos të krijojë Task Forcë për rastet e dhunës ndaj grave

Disidenti.net

“Atë që e deshi ia mori jetën, pasnesër do ta festonte ditëlindjen”, mes lotëve flet familjarja e gruas së vrarë në Pejë (VIDEO)

Disidenti.net

“Ka qenë narkoman”, vëllai i gruas së vrarë tregon detaje të reja

Disidenti.net