Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar raportimin e Gazeta Blic, se Agim Veliu nuk do të jetë kryetar i degës së LDK-së në Podujevë.
“Kandidat i LDK-së për kryetar të Podujevës, do të jetë Dr. Ekrem Hyseni. Po ashtu me vendim të kryesisë së LDK-së, të gjitha kompetencat e kryetarit të degës së LDK=së në këtë komunë do t’i ketë Ekrem Hyseni”, ka thënë Abdixhiku.
“Me vendim të kryesisë, kandidati për kryetar të Podujevës nga LDK është Ekrem Hyseni. Kryesia e LDK-së i ka kaluar të gjitha kompetencat e degës dhe shtabit zgjedhor dhe të garës në Podujevë. Vendime të njëjta do të jenë pothuajse në secilën komunë. Kjo me qëllim të reformimit edhe të degëve. Kompetencat i kanë kaluar kandidatit për kryetar të komuëns së Podujevës, nuk ka të bëjë me individ”, ka thënë ai.