Kandidati për kryetar të LDK-së, Lumir Abdixhiku ka komentuar letrën e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për një bashkëbisedim në lidhje me formimin e institucioneve të reja.
Ai ka thënë se LDK nuk do t’i përgjigjet kësaj letre të Kurtit dhe Osmanit.
“Përgjigja është faleminderit e respektojmë këtë qasje por LDK-ja nuk mund të marrë pjesë”, u shprehë ai.
“Por e respektoj si qasje që të bisedohet”, ka deklaruar Abdixhiku në Rubikon.