Disidenti
Lajme

Lumir Abdixhiku do japë dorëheqje nga pozita e deputetit?

0Shares

Lumir Abdixhiku u zgjodh të dielën me shumicë votash kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.


Gazeta Blic merr vesh se me zgjedhjen e të parit të LDK-së, Abdixhiku është duke e shqyrtuar seriozisht dorëheqjen nga pozita e deputetit të Kuvendit.

Një delegat i Kuvendit të djeshëm të LDK-së, në kushte anonimiteti i tha gazetës se Abdixhiku në komunikim e sipër u ka bërë me dije zyrtarëve tjerë të partisë së me shumë gjasë nuk do të jetë deputet i legjislaturës së ardhshme, ani pse i ka siguruar votat për të qenë në këtë pozitë.

Arsyetimi që është dhënë nga ana e Abdixhikut, është që do të përkushtohet në teren për të punuar me struktura të LDK-së.

“Na ka thënë që me shumë gjasë nuk do të jetë deputet, për shkak që synon që të përkushtohet në struktura të partisë dhe punën në teren”, i tha ky burim në kushte anonimiteti Gazetës Blic.

Por, një gjë e tillë pritet të konfirmohet ditëve në vazhdim nga vetë Abdixhiku.

Ai në zgjedhjet e fundit të mbajtura me 14 shkurt, garoi me numër 11 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, teksa doli i treti në radhë me vota, pas Abdullah Hotit që ishte kandidat për kryeministër dhe Kujtim Shalës, që mbante numrin dy në po atë listë.

Në anën tjetër, ditëve në vijim pritet të thirret seanca konstituive e Kuvendit për t’u zgjedhur kryetari i këtij institucioni e më pas edhe qeveria e re.

Sot i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit që u qëllua nga tezaku polic në Istog

Disidenti.net

Koci lajmërohet nga Serbia: Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Disidenti.net

Arrestohet Ujkan Metaj i arratisuri nga Dubrava, kapet në fshatin e tij

Disidenti.net