Fama dhe emri i Luiz Ejlli ka marrë realisht dhenë, dhe sikurse kemi dëshmuar këto muaj, emri i tij është përdorur jo gjithmonë për mirë.
Thënë kjo, disa kontrabandistë shqiptarë kanë postuar disa video në Tik-Tok duke lajmëruar se kanë ulur çmimet për kalimet me gomone dhe për vetëm 3,000 £ mund të shkosh në Britaninë e Madhe.
Media prestigjioze britanike “Telegraph” ka shkruar një artikull ku nënvizon se tashmë reklamat kanë kryefjalë fenomenin e këtij vitit në Big Brother VIP.
Nisur nga popullariteti që ka marrë Luizi këtë vit, një postim që ka ‘hashtag’ (fjalë kyçe e një teme) emrin e banorit të BBV, ka shumë mundësi që të marrë akoma më shumë shikueshmëri. Dhe kjo, për të gjithë ata që u dedikohen transportit të emigrantëve, përkthehet në më shumë klientë e rrjedhimisht më shumë para.