Disidenti
Lajme

Lista Serbe kërkon dy ministri: Nuk do ta votojmë Kurtin, qeverinë e tij do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese

0Shares

Lista Serbe, së cilës mandatari për kryeministër Albin Kurti ia ka rezervuar vetëm një ministri në kabinetin e tij, e ka kundërshtuar këtë, duke pretenduar se në bazë të numrit të deputetëve i takojnë dy ministri.

Përfaqësuesi i Listës Serbe, deputet në Kuvendin e Kosovës, Igor Simiq, në fjalimin e tij, para se të votohet qeveria Kurti, ka thënë se nuk do ta mbështesin atë, dhe të njëjtën do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese.

Lista Serbe, pretendon se në këtë rast, edhe me Kushtetutë i takojnë dy ministri, dhe mos pranimi i kësaj të drejte sipas tyre, përbën shkelje të Kushtetutës.

“Lista Serbe, me 11 deputetë ka të drejtë për dy ministri, jo si dhuratë e juaj, por që qytetarët na e kanë dhënë me votën e tyre. Ne këtë e kemi paraqitur edhe para juve, me nënshkrimet e 11 deputetëve, që paraqet shumicën e deputetëve pakicë. Injorimi i të drejtës dhe shkelja e Kushtetutës, është një fillim i keq i qeverisë të cilën do ta udhëhiqni. Lista Serbe nuk do ta mbështesë qeverinë tuaj, dhe do të dërgojmë ankesë në Gjykatën Kushtetuese për ta mbrojtur të drejtën e qytetarëve tanë”, ka thënë Simiq.

Radojiçiq e fshin “Viberin” pasi gjurmohet nga mediat, dyshohet se është i plagosur rëndë

Disidenti.net

Rrëfim nga Veriu – serbi që ka prindërit në Banjskë: Policia u solli ilaçe, ushqim dhe pije

Disidenti.net

“150 eksplozivë dinamit dhe 235 karikatorë për kallashnikov”, Policia publikon listën e armatimit të konfiskuar në veri

Disidenti.net
Disidenti

Lista Serbe kërkon dy ministri: Nuk do ta votojmë Kurtin, qeverinë e tij do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese