Disidenti
Lajme

Lista Serbe “kërcënon” Sveçlën: Nuk je mirëpritur në Veri, do merrni përgjigjen e serbëve nëse tentoni t’i hiqni barrikadat

0Shares

Lista Serbe ka reaguar pasi Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, publikoi fotografi nga pika kufitare në Bërnjak bashkë me policët e Kosovës, nga ku tha se institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për t’i larguar barrikadat dhe në koordinim me ndërkombëtarët janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat.

“Institucionet e Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për t’i larguar barrikadat në veri”

Sipas Listës Serbe, ky është një provokim i radhës i kryeministrit Albin Kurti dhe vartësve të tij.

Ata kanë kërcënuar se institucionet në Kosovë do të marrin “përgjigjen e popullit serb” nëse tentojnë të hiqen barrikadat.

Alarmon Sindikata: Policët vazhdojnë të jenë të bllokuar në Leposaviq dhe Jarinje, jeta e tyre është e rrezikuar seriozisht

“Sveçla e di shumë mirë se nuk është i mirëpritur në komunat serbe në veri të Kosovës dhe nuk ka çfarë të kërkojë në rajonet tona”.

“Ne theksojmë se populli serb është i përkushtuar për paqen në këto zona dhe deklaratat e Sveçlës se ai është i gatshëm të vazhdojë të përdorë dhunën dhe të heq barrikadat me dhunë janë në favor të rëndimit të mëtejshëm të situatës. Duam të theksojmë përsëri se ne jemi të përkushtuar për paqen dhe do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe popullin tonë nga sulmet e Prishtinës, por nëse njësitë e Kurtit përpiqen të përdorin dhunën për të hequr barrikadat, ata do të marrin përgjigjen e popullit serb që e meritojnë”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net