Disidenti
Lajme

Lirimi i Naser Pajazitjat – ministrja Haxhiu: Vendim paradoksal, dikush duhet të tregojë se kush dështoi

0Shares

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka komentuar vendimin e Gjykatës Supreme për lirimin e Naser Pajazitjat, i cili akuzohej për vrasjen e Donjeta Pajazitjat, shkruan Insajderi.

Haxhiu ka thënë se ky vendim për të ka qenë shqetësues. Ajo e ka cilësuar si paradoksal vendimin.

Sipas saj Themelorja ose Supremja duhet të jap përgjigje se kush ka dështuar në këtë rast.

Në raport me vendimin e gjykatës Supreme unë kam shprehur shqetësimet e mija edhe në Kuvendin e Kosovës, as ministrja, as ministrat as askush tjetër që është jashtë institucioneve të drejtësisë nuk mund të përcaktojë kush është vrarës apo jo. Janë institucionet e drejtësisë që e përcaktojnë këtë në bazë të provave, fakteve, rrethanave që kanë ndodhur për mua është shumë paradoklase që një person dënohet me burgim të përjetshëm nga shkalla e parë, ndërsa shkalla e dytë e ulë këtë dënim në 35 vitë ndërsa shkalla e tretë e liron krejt”, tha ministrja përcjell Insajderi.

Për mua ky rast është shqetësues, prandaj kam reaguar edhe në Kuvendin e Kosovës , por ky rast duhet të hetohet përmes mekanizmave përkatës kush ka dështuar këtu. Pyetja është kush ka dështuar, shkalla e parë apo shkalla e tretë? Duke qenë që njëra e ka dënuar me burgim të përjetshëm tjetra e ka liruar nga akuza”, ka thënë Haxhiu pas mbledhjes së qeverisë para gazetarëve.

Ministrja tha se ky rast do të analizohet në detaje sapo të bëhet publik aktgjykimi lirues.

Janë duke e trajtuar sapo ky aktgjykim të bëhet publik sepse sipas tyre ende nuk është bërë. Është veç një njoftim që personi në fjalë lirohet nga akuza”, potencoi ajo./Insajderi

Sot i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit që u qëllua nga tezaku polic në Istog

Disidenti.net

Koci lajmërohet nga Serbia: Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Disidenti.net

Arrestohet Ujkan Metaj i arratisuri nga Dubrava, kapet në fshatin e tij

Disidenti.net