Disidenti
Showbizi

Linda Halimi: Burri im e di që i pëlqej femrat, kam pasur një të dashur bukuroshe nga Prishtina

0Shares

Gjatë darkës së mbrëmshme të të nominuarve në Big Brother Vip Kosova, banorët janë përgjigjur në pyetjet e publikut dhe kanë diskutuar me njëri-tjetrin për zhvillimet gjatë javës.

Një nga pyetjet ishte për këngëtaren Linda Halimi, lidhur me orientimin e saj seksual.

“Pse në ‘Prime’ e ke mohuar që je biseksuale, kurse në biseda me banorët ke thënë që je?”, ka qenë një pyetje që i është bërë këngëtares Linda Halimi

“Kam eksploruar para se me qenë e martuar. Gjithsesi, unë e kam pasur një të dashur shqiptare të Prishtinës shumë të bukur dhe burri im e di që unë i pëlqej femrat”, është përgjigjur këngëtarja nga Vitia.

Kjo pyetje vjen si pasojë e spektaklit të para një jave, ku ajo ishte ngacmuar Santiana se nëse i pëlqenin femrat, dhe Linda e pranoi publikisht se para se të martohej ka qenë në lidhje edhe me persona të gjinisë së njëjtë.

Santiana Maloku tha se falë 5 vakte të namazit, tregon kur e ka në plan të mbulohet!

Disidenti.net

“500 forca policore kanë qenë tek shtëpia ime” – Stresi i reagon sërish ministres Haxhiu

Disidenti.net

A do ta sfidojë Noizy edhe sonte shtetin – Organizohet koncert në diskotekën ‘Stop’ në Gjilan

Disidenti.net