Disidenti
Lajme

Limaj për Kurtin: Krejt çka kemi ndërtu për 20 vjet, ky mashkull don me e shkatërru për dy vite

0Shares

Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në protestën e sotme e cila u organizua në shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e veteranëve në Ligjin për paga, i cili kaloi mbrëmjen e së enjtes në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Limaj ka thënë se protesta e sotme ishte shprehje e shqetësimit për gjithë situatën në të cilën ndodhet vendi.

Sipas tij, qytetarët janë jo vetëm të pakënaqur, por edhe të fyer nga Qeveria, të cilët i quan ‘njerëz aventuristë’.

“Këta kanë ardhë në pushtet duke thanë këta e kanë shkatërru shtetin për 20 vjet. Në fakt është e kundërta, krejt çka kemi ndërtu na për 20 vjet, ky mashkull po don me prish për dy vjet, po don me shkatërru ata që eshte arrit për 20 vite”, tha Limaj para medieve.

Më tej ai tha se Qeveria Kurti duhet të ‘shkojë në shtëpi’ sa më shpejt.

Radojiçiq e fshin “Viberin” pasi gjurmohet nga mediat, dyshohet se është i plagosur rëndë

Disidenti.net

Rrëfim nga Veriu – serbi që ka prindërit në Banjskë: Policia u solli ilaçe, ushqim dhe pije

Disidenti.net

“150 eksplozivë dinamit dhe 235 karikatorë për kallashnikov”, Policia publikon listën e armatimit të konfiskuar në veri

Disidenti.net
Disidenti

Limaj për Kurtin: Krejt çka kemi ndërtu për 20 vjet, ky mashkull don me e shkatërru për dy vite