Disidenti
Lajme

Limaj kërkon uljen e pragut zgjedhor: Është shumë i lartë, të ulet në 2 a 3%

Fatmir Limaj, partia e të cilit nuk arriti të bëhet pjesë e parlamentit në zgjedhjet e fundit, ka kërkuar uljen e pragut zgjedhor.

Ai thotë se 5 për qind është shumë lartë.

“Nuk jemi në parlament fatkeqësisht dhe kjo vështirëson punë sepse nuk jemi aty për t’i ngritur çështjet. Por kjo nuk na ndalon neve dhe nuk është duke na ndaluar që të komunikojmë dhe të bashkëbisedojmë me njerëz për shqetësime, mendime”, tha Limaj në T7.

“Kosova ka një numër të vogël të banorëve, me 1 milion e gjysmë. Është pragu shumë i lartë. Vendet si Rusia me 20 e më shumë milionë mund të jenë më 5 për qind sepse ka numër të madh të votuesve. Por ne jemi vend i vogël. Mendoj se ka ardhur koha të zbatojmë praktikat më të mira të vendeve demokratike, të ulet në 2 deri 3 për qind që të përfaqësojë sa më gjerësisht grupet politike dhe individët”, sqaroi ai.

Ky është 19-vjeçari që u godit për vdekje në Prishtinë, po shpërndante porositë me motoçikletë

Disidenti.net

“A u kënaqet?”, momenti kur Nuredin Lushtaku dërgohet në paraburgim

Disidenti.net

30 ditë paraburgim për Nuredin Lushtakun dhe të tjerët

Disidenti.net
Disidenti

Limaj kërkon uljen e pragut zgjedhor: Është shumë i lartë, të ulet në 2 a 3%