Disidenti
Lajme

Ligji për pasuri të pajustifikueshme mund të hetojë edhe pasurinë e qytetarëve

0Shares

Pasuria e zyrtarëve shtetëror do të hetohet, pasi tashmë në ekzekutiv ka arritur koncept-dokumenti për Ligjin për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme.

Por përveç atyre që kanë punuar dhe punojnë në institucione shtetërore, nuk përjashtohet mundësia që me këtë ligj të hetohet edhe pasuria e qytetarëve që nuk kanë pozita zyrtare.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se janë ithtar të asaj që të krijojnë një Agjenci të veçantë që do niste hetimet karshi pasurisë së paligjshme, e cila nuk është në përputhje me të hyrat e ligjshme.

Zëvendësministri i Drejtësisë̈, Blerim Sallahu për KosovaPress, ka deklaruar se me këtë ligj, barra e provës bie mbi të dyshuarin i cili duhet të arsyetojë pasurinë, në të kundërtën ai thotë se ajo pasuri me aktvendim të gjykatës do shpallet e jashtëligjshme dhe do konfiskohet.

“Pjesë e hetimit të jetë pasuria, pra pasuria fillimisht e zyrtarëve shtetëror apo personave zyrtar që futen në të gjitha kategoritë̈ e shërbyesve civil, të emëruarve dhe të zgjedhur. Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia që gjatë diskutimeve e fazave të mëtutjeshme të futen edhe kategoritë̈ e tjera ose të vlej për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Sallahu.

E në rast të moskrijimit të Agjencisë së veçantë që do merret me këto raste, Sallahu thotë që një punë të tillë hetimore mund ta bëjë edhe Prokuroria e Shtetit.

Zëvendësministri i Drejtësisë tregon se nuk është qëllimi i këtij ligji t’i hakmerren askujt por veçse një mundësi që taksat e qytetarëve që janë marrë në mënyrë të kundërligjshme të kthehen te qytetari.

“Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme e shkurton kohën e sekuestrimin dhe konfiskimit të pasurisë. Pra, nuk ka nevojë që personi i caktuar të dënohet. Ky ligj ndjek vetëm pasurinë e paligjshme, asgjë tjetër, ajo pasuri së pari konfiskohet pastaj i hapet edhe një rrugë tjetër Prokurorisë që ndaj atij personi të fillojnë procedura penale. Ky është një lloj dallimi që fillimisht që tek Ligji për Kompetenca të Zgjedhuara kërkohet të dënohet fillimisht personi, pastaj fillojnë me konfiskim. Këtu nuk ka nevojë të dënohet, këtu objekt i hetimit është pasuria, mbi bazën e kësaj do punoj agjencia dhe kështu do zbatohet ligji në mënyrë efikase dhe në mënyrë të shpejt”, është shprehur Sallahu.

Organizatat e shoqërisë civile një ligj të tillë e kanë mirëpritur, madje edhe e shohin të domosdoshëm.

Rreze Hoxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka thënë se në fazën aktuale të këtij ligji, është tejet e rëndësishme të specifikohet mënyra e dokumentimit apo mjetet e të provuarit për pasurinë që kontestohet.

Për idenë e krijimit të një agjencie të veçantë që do merrej me hetimin e pasurisë, Hoxha ka thënë se këtë punë më së mirë mund ta bëjë Prokuroria e Shtetit.

“Janë dy çështje që duhet të diskutohen më shumë lidhur me koncept-dokument që mund të realizohet në projektligj. E para është barazia e ligjit në atë që a do t’i nënshtrohen këtij ligji vetëm personat zyrtarë dhe familjarët e tyre apo do t’i nënshtrohen këtij ligji edhe persona të tjerë. Si do të mund të aprovohet që pasuria që kontestohet është e personit që është palë në procedurë. Në këtë aspekt ne vlerësojmë se duhet të specifikohet secili dokument apo mënyrë e dokumentimit të pronësisë e cila duhet marrë për bazë në këtë procedurë”, ka thënë ajo.

Ndonëse e përkrah idenë që barra e provës të vihet mbi supet e të dyshuarit, Rreze Hoxha nga GLPS, thotë se në momentin kur rregullohet mënyra e dokumentimit të pasurisë, ky ligj mund të prek çdo person tjetër jo vetëm ata persona që janë pjesë e institucioneve publike.

Edhe Erblin Hoxha, koordinator i projekteve në FOL, e konsideron të domosdoshëm këtë ligj. Ai thotë se qeveria “Kurti II”, ka vullnet për të ecur tutje drejtë krijimit të një ligjit të tillë.

“Ky është̈ vetëm koncept dokument do thotë janë edhe disa procedura të gjata në proces para se të implementohet dhe të bëhet ligj. Por ne e shohim të domosdoshëm më shumë se të nevojshëm që një ligj i tillë të kaloj. Se sa do jetë i zbatueshëm mbetet të shihet ta përmbajtja teknike e ligjit. Tash është koha që kjo qeveri me vullnetin që e ka dhe sidomos me ato premtimet elektorale dhe historikun e tyre tregon se kjo është një qeveri që nuk do shkoj kjo qeveri pa miratimin e ligjit të tillë“, theksoi Hoxha.

Gjatë kësaj javë Ministria e Drejtësisë, koncept dokumentin e Ligjit për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme e ka dërguar në Qeveri të Kosovës, ku më pas i hapet rrugë hartimit tutje të këtij ligji./kp

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali i saj vrau bashkëshorten

Disidenti.net

Ekskluzive: Shteti vendos të krijojë Task Forcë për rastet e dhunës ndaj grave

Disidenti.net

“Atë që e deshi ia mori jetën, pasnesër do ta festonte ditëlindjen”, mes lotëve flet familjarja e gruas së vrarë në Pejë (VIDEO)

Disidenti.net