Disidenti
Showbizi

Lidhja romantike mes Kim Kardashian e Pete Davidson përforcohet

0Shares

Disa pamje të publikuara së fundmi në rrjete sociale mund të heqin çdo dyshim mbi atë nëse Kim Kardashnian dhe Pete Davidson janë në një marrëdhënie të vërtetë.

Ata dy janë parë në publik të kapur për dore e të përqafuar me njëri-tjetrin, ndërsa prisnin në një ëmbëltore që të merrnin akullore gjatë së martës në lagjen Fairfax të Los Angelosit.

Siç raporton TMZ, dyshja është parë edhe më parë nëpër rrugës e LA-së, mirëpo takimi i mbrëmjes të së martës ka treguar qartë që marrëdhënia e tyre po bëhet më intensive.

Gjatë së njëjtës mbrëmje, ata u panë edhe të ulur në një restorant duke përdorur hyrjen private.

Derisa gjërat ishin ende të freskëta midis Pete dhe Kim gjatë muajit nëntor, shumë njerëz supozuan se ishin takime që nuk lidheshin me jetën e tyre private.

Miqtë e Kim më parë kanë deklaruar se ajo po argëtohet shumë me të dashurin e saj të ri. Ata thonë se dyshja ende po i marrin gjërat relativisht ngadalë.

 

Xhuli thotë se u arrestua nga policët serbë në Shtërpcë: I shajta me nënë në shqip, m’i lidhën duart e më …

Disidenti.net

Shumë më e re se këngëtari, e dashura e Robert Berishës ju lë ‘pa fjalë’

Disidenti.net

Kaderi: Pos hundës s’kam asnjë operacion, edhe pak buzët

Disidenti.net