Lëvizja Vetëvendosje bashkë me listën “Guxo” të Vjosa Osmanit tashmë kane vendosur për emrat e disa ministrave që pritet të jenë në Qeverinë “Kurti 2”.
Korrekt Press, ka mësuar nga burimet e saj se Ministria e Bujqesisë pritet të drejtohet nga Liburn Aliu.
Në legjislaturën e fundit, Aliu ka qenë deputet ne Kuvendin e Kosovës derisa ishte pjesë edhe e Komisionit parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis. Gjithashtu Liburn Aliu u zgjodh edhe shef i grupit parlamentar të LVV-së, pas shkuarjes së Rexhep Selimit në Hagë.
Burime të Korrekt Press mësojnë se Hekuran Murati do të udhëheqë me Ministrinë e Financave kurse ish-Ministri i Financave në Qeverin Kurti 1, Besnik Bislimi, do të merrë pozitën e zëvendës-kryeministrit në Qeveri.