Disidenti
Lajme

LDK reagon që Konjufca e përmendi Aganin e jo Rugovën në Shqipëri: Harroi qëllimshëm

0Shares

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, i ka reaguar kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, i cili në seancën solemne Kosovë-Serbi nuk e përmendi presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugovën, ndërkaq e përmendi emrin e veprimtarit kombëtar, Fehmi Agani.

“Ndaj e shoh të pavend dhe ofenduese, që në fjalimin e sotëm të Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, nuk u përmend askund kontributi madhor i atit themeltar të Republikës sonë, Presidentit Ibrahim Rugova”, ka shkruar Halimi në Facebook.

Ajo këtë çështje e ka trajtuar edhe nga prizmi i historisë.

“Historia nuk është përplotësuese e dëshirave momentale të politikanëve të rëndomtë. Ajo nuk mund të shërbejë si ideologji e interesave ditore. Harrimi i qëllimshëm i saj është përpjekje për ta manipuluar vetëdijen kolektive të një kombi. Diçka që nuk e toleron sidomos studimi i filozofisë. Ajo s’mund të rishkruhet. As të shtrembërohet dhe deformohet. Ajo duhet të njihet siç ka qenë. Të respektohet e promovohet si vlerë”, ka thënë ajo.

“Me sa duket, filozofi gjerman Hegeli me të drejtë kishte shkruar se historia na ka mësuar se njerëzit dhe qeveritë nuk kanë mësuar asgjë nga historia”, përfundon Halimi duke e cituar Hegelin. /Express

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net