Disidenti
Lajme

LDK-ja vendos, do ta mbështesë mocionin për rrëzimin e qeverisë

0Shares

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta përkrahë mocionin për rrëzimin e qeverisë, të paralajmëruar të iniciohet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në muajin shtator.

Në një konferencë për media të premten, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka deklaruar se LDK-ja nuk mund ta lejojë vazhdimin e qeverisjes së Albin Kurti.

Ai ka akuzuar Qeverinë Kurti për skandale dhe shkelje kushtetuese.

“Po deklaroj që Kosova nuk mund të vazhdoj nën sanksione. Nuk mund të vazhdoj në shtator me një qeveri me skandale si ajo e ‘Zdravos’. Nuk mund të vazhdoj me një qeveri e cila në vazhdimësi dhe qëllimshëm bën shkelje kushtetuese”, ka thënë Gashi.

I pyetur për mocionin për rrëzimin e qeverisë të paralajmëruar nga AAK-ja, Gashi ka thënë se iniciativa duhet të përkrahet edhe nga një numër i deputetëve të LVV-së.

“Ky mentalitet, kjo sjellje, kjo shkallë e kapjes së shtetit është e papërballueshme për Kosovën. Por, do të shohim a do të ketë vullnet edhe nga deputetët e LVV-së në vjeshtë për ta rrëzuar këtë qeveri sepse pa ata deputetë nuk mund të ndodhë rrëzimi i qeverisë”, ka thënë Gashi.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net