Disidenti
Lajme

LDK-ja s’i shkon në takim Kurtit: Për dialogun, të raportojë vetëm në kuvend

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se nuk do të shkojë në takimin e thirrur nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, për partitë opozitare.

Këtë e ka bërë të ditur për Klankosova.tv, zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, e cila tha se për temën e dialogut, Kurti duhet të raportojë vetëm në kuvend.

“Aty LDK do t’i ritheksojë dhe qëndrimet e saja. Ky ka qenë dhe dakordimi i liderëve nga takimi paraprak. Për LDK-në, marrëveshja finale me Serbinë duhet të bëhet vetëm rreth njohjes reciproke”, është shprehur Halimi, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ajo tha se në marrëveshjen e njohjes, rendi kushtetues, integriteti territorial e sovraniteti i vendit janë të panegociueshme.

Kujtojmë se deri më tani vetëm Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka pranuar ftesën për takim nga kryeministri Kurti, ndërsa nga Partia Demokratike kanë thënë se janë në pritje të agjendës së plotë të takimin, e pastaj do të përgjigjen.

“Jam në gjendje të jap dorëheqje”

Disidenti.net

Qeveria do të ndajë 3 milionë euro për byzylykë që do u vendosen të dyshuarve për sulm ndaj grave

Disidenti.net

Adi Krasta drejtor i ri i RTK-së?

Disidenti.net
Disidenti

LDK-ja s’i shkon në takim Kurtit: Për dialogun, të raportojë vetëm në kuvend