Ish-deputeti Gani Geci e ka konsideruar parti të njerëzve të butë Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Ai ka thënë se arsyeja pse të gjitha partitë tjera preferojnë koalicion me LDK-në, është sepse ajo i respekton kontratat e koalicionit.
Geci ka thënë se në LDK askush nuk e mbronte veten, edhe sikur të goditeshin fizikisht.
Ai ka thënë se është i vetmi në parti që mbron veten.
“I vetmi jam kanë aty që e kam mbrojtë veten. Ata tanë aty kanë pranu me i rreh dikush e mos me ua kthy dorën. I vetmi jam kanë aty që m’rreh dikush ia kam kthy, me m’sha i kom sha. Tjerët veç hin mas… a po kupton”, ka deklaruar ai në Pressing të T7.
Geci ka thënë se u reagon njerëzve që e ofendojnë edhe në rrjete sociale.
“N’Facebook kur m’shajnë ia kthejnë. Mbrëmë ia kam kthy njërit. I thashë ti m’ke sha, ta kom kthy”, ka thënë ai.