Analisti i politikës, Blerim Latifi duke folur për gjendjen e rënduar në Prishtinë me mbeturinat, ka krahasuar kryetarin Përparim Rama me ish-kryetarin Shpend Ahmeti.
Latifi ka shkruar se Ahmeti ka qenë i dobtë por mbeturinat janë hequr çdo ditë teksa tash kur është Rama ato nuk po largohen dhe aspak s’po tregohet përvoja e Londërs.
Më tej, Latifi thotë pas katër vitet Ahmeti do të duket yll nëse vazhdon të qeverisë në këso forme Përparim Rama.
“Boll i dobët ka qenë Shpend Ahmeti, por në kohën e tij mbeturinat janë hequr çdo ditë. Ky pasardhësi i tij, siç po duket, as që po lodhet për këtë punë. Thua se nuk vjen nga përvoja e Londrës, por e Somalisë a e Bangladeshit. Nëse vazhdon kështu, pas katër vitesh, të jeni të sigurtë se në raport me të Shpend Ahmeti do të duket yll.”, ka shkruar ai.
