Disidenti
Lajme

Ky është punëtori 24-vjeçar që vdiq derisa ishte duke punuar në një shtëpi në Hajvali

0Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Minatori” në Hajvali”, ku një 24-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht, duke rënë nga kulmi i një shtëpie, ku po punonte. Ky rast ka tronditur familjen Gashi, kur e morën lajmin për vdekjen e djalit të tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Bleron Gashi, i cili vdiq pasi u rrëzua nga kulmit dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimeve për shenja vitale konfirmoi se i riu ishte pa shenja jete.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti si “Hetim i vdekjes”.

Ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Eksperti i kriminalistikës: Të analizohet karakteri i burrit të Liridonës se a kishte borxhe apo lunate bixhoz

Disidenti.net

“Naimi ish ulë në Swiss Diamond hante e pinte”, vëllai i Liridonës rrëfen çka i tha dhëndri për natën kritike

Disidenti.net

“Mamin e harruam në veturë”/ Vëllai i Liridonës tregon për takimin me fëmijët e motrës pas ngjarjes tragjike

Disidenti.net
Disidenti

Ky është punëtori 24-vjeçar që vdiq derisa ishte duke punuar në një shtëpi në Hajvali