Disidenti
Lajme

Ky është lokali ku mbrëmë u vra një 39-vjeçar në Skenderaj

0Shares

Mëngjesi i sotëm e gjeti Kosovën me një tjetër ngjarje tronditëse. Brenda një jave u shënua e treta vrasje e rëndë. Kësaj here dy persona të maskuar hynë në një lokal në fshatin Runik të Skenderaj dhe qëlluan me armë në drejtim të disa personave, duke lënë kështu të vrarë në vend një 39-vjeçar, ndërsa plagosën tre persona tjerë, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë me dije se të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur dhe ende nuk janë identifikuar.

“Nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja. Gjitha veprimet e ndërmarra policore, janë udhëhequr nga prokurori i rastit i cili ka dalë në vend të ngjarjes ndërsa i njëjti ka autorizuar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore . Hetuesit e Sektorit Rajonal , janë duke punuar intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e kryesit/ve të veprës si dhe zbardhjen e kësaj vepre penale”, tha Zahiti.

I ndjeri, Nexhmedin Loshi, ka marrë plagë të rënda dhe si pasojë e kësaj nuk ka arritur që të mbijetojë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes, ndërsa tre të plagosurit u dërguan me urgjencë për në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

Ndërkohë janë publikuar pamje nga lokali ku ndodhi vrasja, ku edhe disa orë pas krimit po vazhdojnë të qëndrojnë njësitë policore dhe vendi është rrethuar me shirita të Policisë.

Sot i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit që u qëllua nga tezaku polic në Istog

Disidenti.net

Koci lajmërohet nga Serbia: Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Disidenti.net

Arrestohet Ujkan Metaj i arratisuri nga Dubrava, kapet në fshatin e tij

Disidenti.net