Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur kandidatin e saj për kryetar të Istogut, në zgjedhjet që do të mbahen me 17 tetor.
Në njoftimin e Vetëvendosjes thuhet se Agron Avdijaj është zgjedhur kandidat i saj për kryetar të Istogut.
“Qendra e Istogut ka mbajtur zgjedhjet për kandidatin për kryetar të Komunës dhe aktivistët kanë votuar për kandidatin Agron Avdijaj.
Lëvizja VETËVENDOSJE e uron z. Avdiaj dhe aktivistët e Qendrës së Istogut”, thuhet më tutje.