Disidenti
Uncategorized

Ky është Fehmi Sinani, njeriu që “shkriu” gjithçka për ta shëruar vëllain Farukun – harxhoi gjithë pasurinë e fituar si punëtor në Angli

Ky është Fehmi Sinani, vëllai i Hoxhës Faruk Sinani, i cili ishte i prekur nga virusi dhe ishte në rrezik për jetën.

Nga burimet e afërta, “Jepi zë” merr vesh se shpëtimtari i Farukut, ishte pikërish vëllai Fehmiu.

Ai shpenzoi gjithë pasurinë e fituar prej mbi dhjetë vitesh në Londër të Anglisë, vetëm e vetëm që të paguajë shërimin e vëllaut të tij dhe klerikut të njohur fetar, Faruk Sinanit.

Familjarët tregojnë se, përveç pasurisë materiale, Fehmiu u shkëput nga puna e tij në Londër, nga familja e shoqëria, për të sakrifikuar çdo gjë që t’i qëndrojë pranë vëllaut të tij.

Duhet theksuar se një natë në spitalin Turk, kishte kosto jo më pak se 2050€ dhe e gjitha mbeti barrë për një periudhë disa mujore për Fehmiun.

E sot, ai erdhi në vizitë tek Faruku, i cili po rehabilitohet nga sëmundja në shtëpinë e tij në Iliridë të Mitrovicës.

Dhe, foto e tij e parë s’ka si të jetë ndryshe, përveç se me njeriun për të cilin u kujdes për shumë kohë.

Sondazhi zviceran: Sa janë të kënaqur qytetarët me kryetarët e komunave?

Disidenti.net

Pejë: 16-vjeçarja lind fëmijë në spitalin rajonal, thotë se është ndarë me babain e fëmijës që katër muaj

Disidenti.net

‘Kungj vorri, fytyra e racizmit, marre!’ – Kosovarët vërshojnë në profilin e ministrit të Macronit për mosliberalizim të vizave

Disidenti.net
Disidenti

Ky është Fehmi Sinani, njeriu që “shkriu” gjithçka për ta shëruar vëllain Farukun – harxhoi gjithë pasurinë e fituar si punëtor në Angli