Disidenti
Lajme

Ky është 19-vjeçari që u godit për vdekje në Prishtinë, po shpërndante porositë me motoçikletë

0Shares
Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje para mesnatës në Veternik. Siç njofton Policia, një person derisa ka qenë duke vozitur me veturë, ka goditur një person i cili po lëvizte me motoçikletë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është 19-vjeçari, Halil Halili nga fshati Halabak i Komunës së Podujevës.

Siç njoftojnë burimet, viktima ka qenë punëtor i “Sach Pizza” dhe në atë kohë kishte dalë me motoçikletë për t’i shpërndarë porositë.

“Veternik, Prishtinë 03.07.2022-23:46. Raportohet se një i dyshuar i panjohur derisa ka qenë duke lëvizur me veturë me targa lokale ka goditur motoqkletën që drejtohej nga viktima mashkull kosovar dhe është larguar në drejtim të panjohur. Si pasojë e aksidentit viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia./Indeksonline/

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net