Një 18 vjeçarë gjatë ditës së djeshme dyshohet se është vrarë nga dy persona, njëri prej të cilëve është arrestuar dhe tjetri është në arrati. Policia e Kosovës e ka inicuar rastin si “Vrasje e rëndë”, ndërsa ka kërkuar ndihmë për identifikimin e të dyshuarit tjetër, Dardan Krivaqa i cili është në arrati.
E deri sa ky i fundit është në arrati, rrjetet e tij sociale janë vërshuar nga komentet negative.
Por, një nga komentuesit e tij ka shkruajtur disa pretendime të cilat nuk dihet nëse janë të vërteta, por që e lidhin të dyshuarin edhe me një rast të ngjashëm në Francë.
“Ky Edhe niher ka provu me mbyt dashnoren e vet me franc e ka qu e ka mashtru e ka rre ka dasht me shti me punu prostitutk e ka drogu deri sa ka ik ajo e shkreta . ! Pa ftyr Qekjo esht Kur lirohen kriminelat prej burgut me te njofshum”, ka shkruar komentuesi në fotografinë e Dardan Krivaqës.