Disidenti
Lajme

Kuzhinieri e rrah kamerierin në “Banana Center” në Istog, pronari i largon të dy nga puna

0Shares

Konfliktet në vendet e punës janë incidente goxha të shpeshta që ndodhin në biznese të ndryshme në Kosovë. Mosmarrëveshjet për punë shpesh eskalojnë edhe në kanosje e përleshje dhe për pasojë përfundojnë si raste në Polici. Një rast i tillë ka ndodhur edhe së fundmi në qendrën tregtare “Banana Center” në Istog, raporton Gazeta Sinjali.  

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se këtë herë në rast janë përfshirë dy persona, punëtorë të kësaj qendre, të cilët janë futur në sherr pas një zënke që dyshohet se kanë pasur lidhur me punën.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një kamerier dhe një kuzhinier, me ç’rast ky i fundit ka përfunduar në ndalim policor pasi u denoncua për sulm dhe kanosje ndaj kolegut të tij.

I dyshuari A.Ç., po dyshohet se fillimisht pati një debat verbal me kolegun e tij, të cilin më pas e ka sulmuar, duke e kapur për fyti e madje e ka paralajmëruar se e pëson keq.

Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar incidentin në Polici, me ç’rast palët janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre.

Ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor për veprat “Sulm” dhe “Kanosje”.

Rasti është konfirmuar edhe nga qendra tregtare, me ç’rast pronari ka bërë të ditur se dy punëtorët që janë përfshirë në këtë përleshje tashmë janë larguar nga puna.

Sinjali do të iu mbajë të informuar për detajet e reja të rastit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sot i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit që u qëllua nga tezaku polic në Istog

Disidenti.net

Koci lajmërohet nga Serbia: Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Disidenti.net

Arrestohet Ujkan Metaj i arratisuri nga Dubrava, kapet në fshatin e tij

Disidenti.net