Memli Krasniqi ka folur rreth emrave që do t’i udhëheqin departamentet në kabinetin për Qeverisje të Mirë.
Kreu i PDK-së dha vetëm një emër, atë për politikë të jashtme dhe agjendë evropiane, përcjell Gazeta Nacionale.
Ashtu siç edhe pritej, duke parë edhe përvojën e saj, këtë dikaster, kuptohet të qeverisë nën hije, do ta drejtojë Vlora Çitaku.
“Vlora Çitaku do të jetë udhëheqëse e sektorit për politikë të jashtme dhe agjendë evropiane”, tha Memli Krasniqi në Rubikon.