Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim, Muharrem Zymberin babain e pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi i cili ra në krye të detyrës për mbrojtjen e integriteti territorial të vendit.
Kurti theksoi se më 26 korrik këtë vit bëhen 10 vjet nga rënia e heroit Enver Zymberi, ndërsa e vlerësoi lartë vizitën që i bëri babai i Enver Zymberit bashkë me vajzën dhe djalin Çlirimin, tashmë pjesëtar i Policisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.
Kurti tha se Enver Zymberi nuk do të harrohet kurrë, ndërsa emri i tij do të kujtohet përherë.
Postimi i plotë:
Me 26 korrik sivjet bëhen 10 vjet nga rënia e heroit Enver Zymberi. Në zyren time prita Muharrem Zymberin, babain e tij, me të cilin kemi qenë për një vit bashkë në burgun e Pozharevcit. Baca Rremë erdhi të më vizitonte me vajzën Shyhrete Zymberi-Brahimi dhe djalin Çlirimin, i cili i shërben vendit si pjesëtar i Policisë së Kosovës. Përveç bisedës, u ndjeva shumë i nderuar që Arsim Sadiku, miku i Enverit, më kishte bërë një dhuratë të cilën mund ta shihni në foto. Sakrifica e Enverit nuk do të harrohet kurrë, kurse emri i tij do të kujtohet përherë./Lajmi.net/