Disidenti
Lajme

Kurti tregon gjashtë kushtet për ta pranuar Asociacionin

0Shares

Kryeministri Albin Kurti ka treguar në Kuvend gjashtë kushte me të cilat do të zbatohej Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Pikat që i tha Kurti janë si vijon:

  1. Asociacioni të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
  2. Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të ketë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv, duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave, sipas kushtetutës
  3. Të drejtat e pakicave kombëtare duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve respektive, si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane.
  4. Para vendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri të shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale.
  5. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke dhe vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së në raportet e saj ndërshetërore me Republikën e Kosovës.
  6. Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara në pesë shtetet e BE-se për mospranimin e aplikimit të Kosovës në BE.

Kurti tha se në të gjitha takimet e deritanishme me Borrelin, ka potencuar përkushtimin e Kosovës që sa më shpejt të arrihet dakordimin final rreth propozimit franko-gjerman.

“Këtë propozim e shohim si bazë të mirë për më tutje dhe jemi të interesuar që të nënshkruhet nga palët dhe të finalizohet. Kërkojmë nga Borrelli që sa më parë të na ftojë në takime të rregullta e të shpeshta”, tha Kurti në foltoren e Kuvendit.

Ai tha se pika e 10-të e propozimit për marrëveshje bazë, i dedikohet zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri më tani, dhe në kuadër të këtij neni, do të trajtohen të gjitha marrëveshjet, përfshirë edhe ajo e 19 prillit 2013, Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, njofton Klankosova.tv.

“Çfarëdo tentative që nenet të bëhen parakushte për ecje përpara, janë sa më të pakuptimta aq edhe joproduktive. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë me njohje në qendër, duhet të garantojë edhe të drejtat e komuniteteve pakicë. Shteti normal demokratik nuk i diskriminon  pakicat, por i mbron ato si vlerë themelore e i ruan ato si vlerë shoqërore”, u shpreh kryeministri. /Klankosova.tv

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali i saj vrau bashkëshorten

Disidenti.net

Ekskluzive: Shteti vendos të krijojë Task Forcë për rastet e dhunës ndaj grave

Disidenti.net

“Atë që e deshi ia mori jetën, pasnesër do ta festonte ditëlindjen”, mes lotëve flet familjarja e gruas së vrarë në Pejë (VIDEO)

Disidenti.net