Disidenti
Lajme

Kurti tregon a do ta shqyrtojë lejimin eventual të Vuçiqit në Kosovë

0Shares

Kryeministri kosovar, Albin Kurti është pyetur nga mediat në Bruksel rreth deklarimeve se Vucic do të vije në Kosovë.

Kurti ka thënë se do të analizojë kërkesën dhe pastaj do të marrin vendim për ardhjen eventuale te presidentit serb. “Kur të na dërgojë kërkesën do ta analizojmë me sinqeritetin më të lartë”, u shpreh ai.

Ndryshe, në përfundim të konferencës para gazetarëve, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka shkëmbyer disa fjalë me gazetarët Kosovar.

Vuçiç tha se i ka parashtruar katër pyetje, ndërkohë që e fton në Beograd “për t’iu përgjigjur në të gjitha pyetjet”.

“Eja në Beograd te unë dhe do të të përgjigjem në gjithçka”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiç u shpreh se do të vijë në Graçanicë së shpejti. “Sapo të më jepni atë leje demokratike, do të vi në Graçanicë dhe pastaj edhe në Prishtinë”.

“A e keni pyetur Kurtin për të?”, e pyeti gazetari.

Ndërkohë Vuçiç i përgjigjet që s’mund ta pyes Kurtin, por e pyet “popullin e tij”.

“Nuk mund ta pyes Kurtin, e pyes popullin tim dhe populli do që të më shohë”, u përgjigj presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Spahiu: Isha në Beograd, kondukteri s’mi mori dinarët, tha ‘nuk guxoj prej Albin Kurtit’

Disidenti.net

Miratimi i rezolutës për Srebrenicën, këto janë vendet që votuan pro dhe kundër

Disidenti.net

Cirku i Vuçiqit në OKB, mbante flamurin serb dhe më pas sulmoi Gjermaninë

Disidenti.net