Disidenti
Lajme

Kurti: Serbët mendojnë se Escobari ua ka frikën, ai do ta kuptojë shpejt se bujaria e tij ndaj Serbisë nuk ia vlenë

0Shares

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë të dhënë së fundmi ka thënë se ka disa pika ku nuk pajtohet me Emisarin Special të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, por ka theksuar se ai është një diplomat që e dëshiron më të mirën për gjithë rajonin.

Kurti ka thënë se me Escobar  nuk pajtohen rreth nismës së “Ballkanit të Hapur”. Tutje Kurti ka shtuar se Escobar i uron të mirën edhe Kosovës, edhe Serbisë, por ka thënë se diplomacia, me sjellje jashtëzakonisht të mira ndaj Beogradit, nuk do ta ketë në shkëmbim të njëjtën gjë, transmeton Reporteri.net.

“Jam dakord me shumë nga ato që thotë zoti Escobar. Por ka edhe disa gjëra ku nuk pajtohemi. Për shembull, ne kemi konstatuar se kemi mendime të ndryshme në lidhje me projektet e Open Balkan. Dhe nga ana tjetër, mendoj se Escobar dëshiron më të mirën për Serbinë. Ai i uron më të mirën edhe Kosovës. Këtë ai i uron mbarë rajonit tonë. Por zoti Escobar mendon se diplomacia, me sjellje jashtëzakonisht të mira ndaj Beogradit, do t’i kthehet atij. Por ne që jetojmë këtu e dimë që nuk është kështu. Sepse Beogradi, duke mos qenë demokratik, vetëm sa përforcon pikëpamjen se bujarinë tonë e kuptojnë si frikë për ta”, ka thënë Kurti.

I pyetur se a dëshiron të nënkuptojë me këtë se Escobar po i bën disa lëshime ndaj Beogradit, Kurti ka thënë se po.

“Mendoj se sjellja dhe deklaratat e zotit Escobar ndaj Beogradit janë lëshime. Por nga ana tjetër Beogradi nuk i kupton këto lëshime. Ata nuk mendojnë se është një virtyt i Escobar. Ata nuk mund të mendojnë se kjo është bujaria e Amerikës. Ata mendojnë, po kanë frikë nga ne. Pra, le të kërkojmë edhe më shumë. Mendoj se edhe zoti Escobar, nëse nuk e ka kuptuar deri tani, do ta kuptojë shumë shpejt se kjo bujari ndaj Beogradit nuk ia vlen”, ka thënë Kurti në intervistën për mediumin boshnjak Istraga.

 

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net