Kryeministri i ri, Albin Kurti ka thënë se nuk do lejojë që të keqpërdoret detyra zyrtare dhe paraja publike, shkruan Indeksonline.
Ai u shpreh që secili zyrtar që është zgjedhur sot duhet ta ketë parasysh që është zgjedhur për ti shërbyer popullit.
Jemi shtet i vogël por popull i lashtë, kemi lufutar më shekuj për të jetuar të lirë. Gjithcka që kemi, e kemi paguar shtrenjtë.
Jam i mbushur me shpresë që kjo gjeneratë do i përgjigjet thirrjes për ndryshim. Nuk ka dashuri më të madhe sesa dashuria për atdheun. Argumentet tona le të jenë në shërbim të së vërteteës“.