Disidenti
Lajme

Kurti reagon pas aksidentit tragjik, thotë se Ministri Sveçla po niset për në Kroaci

0Shares

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas aksidentit tragjik në Kroaci të autobusit me targa të Kosovës, ku mbetën të vdekur 10 persona dhe u lënduan 30 të tjerë, raporton Express.

Kurti ka thënë se ende s’kanë konfirmime zyrtare për detajet, por se luten që të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit.

Ai ka bërë me dije se Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla po niset për në Kroaci, derisa në vendin e ngjarjes tashmë është nisur Ambasadori i Kosovës në Zagreb.

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për aksidentin tragjik në Kroaci, të një autobusi me targa të Kosovës. Ndonëse ende nuk kemi konfirmime zyrtare për detajet, lutemi të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit. Ministri ynë i Punëve të Brendshme po niset për Kroaci, ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllavonski Brodit tashmë është nisur ambasadori ynë në Zagreb. Me ankth e shpresë jemi pranë qytetarëve tanë dhe familjeve të tyre në këto çaste të rënda”, ka shkruar Kurti./Gazeta Express

 

 

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net