Disidenti
Lajme

Kurti për rritjen e çmimeve: Jemi shumë të varur prej jashtë, çfarë të ndodhë jashtë reflektohet tek ne

0Shares

Kryeministri Albin Kurti, rritjen e çmimeve e ka lidhur me zhvillimet në sferën e ekonomisë në vendet e tjera nga të cilat Kosova importon.

Sipas tij fakti që ka më shumë import të mallrave sesa eksport e bën ekonominë e vendit më lehtë të ndikueshme nga ndryshimet në vendet e jashtme.

Loading video

“Besoj që në njërën anë ka të bëjë me energjinë, në anën tjetër ka të bëjë me faktin që Kosova si një vend i cili importon shumë, është tepër i brishtë karshi fluktuimeve në tregjet e jashtme. Pra nëse ne do ta kishim deficitin ma të ulët tregtar se do të kishim edhe suficitm për shembull, më shumë eksport se import, që jemi shumë larg asaj. Atëherë do të kishim qëndrueshmëri më të madhe të brendshme karshi fluktuimeve në tregjet e ndryshme. Por ne jemi shumë të varur prej jashtë, çfarë të ndodhë jashtë, tek ne reflektohet menjëherë”, ështe shprehur Kurti gjatë periudhës së fushatës për zgjedhjet e 17 tetorit.

Këtë të hënë në shumë qytete të Kosovës, çmimi i një buke është ngritur në 50 cent për copë. Gjithashtu, rritje kanë pësuar edhe produktet e tjera ushqimore bazë, si perimet dhe produktet e qumështit. Sa i përket muajit shtator, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës ngritje e çmimeve është vërejtur tek produktet e mishit, të qumështit, perimet e lëndët djegëse.

Por, Kurti ndryshe kishte thënë në vitin 2014, atëbotë si lider i Lëvizjes Vetëvendosje.

Loading video

Ai kishte theksuar se me ardhjen e partisë së tij në qeverisje, çmimet e produkteve elementare ushqimore si buka, sheqeri, qumështi dhe vaji do të ulen konsiderueshëm, ndërsa luksi do të shtrenjtohej.

“TVSH bëhet zero për gjërat elementare ushqimore. Buka me Lëvizjen Vetëvendosje nga 36 cent, që është mesatarja për çmimet e muajit shkurt për vitin 2014, bëhet 31 cent. Sheqeri nga 72 cent kilogrami bëhet 62 cent. Qumështi nga 91 cent mesatarisht bëhet në 78 cent. Vaji nga 1 euro e 23 cent, bëhet në 1 euro 6 cent”, deklaronte Kurti.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net