Disidenti
Lajme

Kurti: Për herë të parë Kosova ka një qeveri pa lidhje me krimin – sikur t’i kishim edhe prokurorët më të guximshëm

0Shares

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për sistemin e drejtësisë në Kosovë, ku ka thënë se për herë të parë në Kosovë është një qeveri që s’ka kurrfarë lidhje me krimin e organizuar, raporton Gazeta Sinjali.

Në një fjalim të mbajtur në festën e fundvitit të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Kurti u shpreh se Prokurorët duhet të jenë më të guximshëm dhe gjyqtarët të bëhen më punëtorë, që sipas tij atëherë do të bëheshin “kampionë evropianë”.

“Për herë të parë Kosova tani ka qeveri pa kurrfarë lidhjesh me krimin e organizuar dhe pa frikë ndaj tij. Përkundrazi, tash pra është krimi i organizuar, në veri e në jug, që tmerrohen nga qeveria: ose ikin ose dorëzohen. Eh, vetëm sikur edhe prokurorët sikur t’i kishim pak më të guximshëm edhe gjyqtarët t’I kishim pak më punëtorë, nga kampionë ballkanikë siç jemi do të mund të bëheshim kampionë evropianë”, ka deklaruar Kurti.

Tutje Kurti ka shtuar se numri i trupave në Kosovë do të rritet në vitin 2024.

“Në sektorin e mbrojtjes, është rritur numri i trupave në Kosovë, do të rritet edhe për 600 ushtarë të ri në 2024, e është investuar shumë më tepër në mirëpajisjen e tyre. Ushtarëve e oficerëve tanë u uroj një vit të ri të mbarë, në familjet e tyre të vogla, por edhe në familjen e tyre të madhe që është ushtria jonë, FSK-ja jonë moderne dhe e aftë. Ushtria dhe policia janë garancione jo vetëm të sigurisë sonë shtetërore, jo vetëm të drejtësisë të të drejtave por njëkohësisht edhe e progresit të cilin po e përjetojmë dhe jetojmë së bashku”, është shprehur ai.

Spahiu: Isha në Beograd, kondukteri s’mi mori dinarët, tha ‘nuk guxoj prej Albin Kurtit’

Disidenti.net

Miratimi i rezolutës për Srebrenicën, këto janë vendet që votuan pro dhe kundër

Disidenti.net

Cirku i Vuçiqit në OKB, mbante flamurin serb dhe më pas sulmoi Gjermaninë

Disidenti.net