Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka folur për barrikadat që po vazhdojnë të qëndrojnë në rrugët e veriut të Republikës së Kosovës.
Kurti ka thënë se KFOR-i ka kërkuar pak kohë dhe se Qeveria e Kosovës e ka dhënë këtë kohë, megjithatë thotë se s’ka liri të lëvizjes meqë barrikadat në veri po e pengojnë atë, raporton Express