Disidenti
Lajme

Kurti për Abdixhikun e Hotin: I njoh mirë, të dy bashkë s’bëjnë sa çereku i Bislimit dhe Muratit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pasi numëroi gjashtë kushtet për themelimin e Asociacionit, u përplas me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tha se data e sotme është vulosja e pranimit të Asociacionit nga ana e kryeministrit Kurti.

Kreu i Qeverisë ndër të tjera u kritikua nga LDK, se ndryshoi qëndrimin për Asociacionin dhe reduktoi 22 pikat e Kushtetueses në 6 kushte.

Kurti tha se janë pikërisht ato 22 nene që tregojnë se sa herë është shkelur Kushtetuta nga ana e ish-kreut të LDK-së, Isa Mustafa.

Madje, Kurti tha se Abdixhiku të cilin e ka pasur dikur ministër, nuk është as sa çereku i një ministri që e ka tani.

“Ju lutem ta ruani qetësinë dhe racionalitetin. Ato 22 udhëzimet e Gjykatës Kushtetuese tregojnë sa herë kryetari juaj i nderit e ka shkelur kushtetutën, profesori që do të thoshim ne, e edhe unë.

“A po sugjeron Abdixhiku që të hyjmë me forcë në veri. Abdixhikun e kam pasur ministër, dhe deputetin Hoti zëvendës,  por zëvendësi Bislimi e ministri Murati, cilido prej tyre, këta dy bashkë nuk janë as çereku i njërit prej tyre. Unë i njoh shumë mirë, e kam pasë edhe ministrin e brendshëm të LDK-së dhe nuk kanë pasë këso idesh. Këtyre idetë ua dirigjon karrigia”, tha Kurti.

Rasti Vizat – Gjykata merr vendim për Ukë Rugovën

Disidenti.net

Patundshmëria “prek qiellin”, banesat në Prishtinë arrijnë 1000 deri në 2.500 euro/m2

Disidenti.net

Mblidhet Bordi i ZRrE-së, sot pritet shtrenjtimi i rrymës elektrike

Disidenti.net
Disidenti

Kurti për Abdixhikun e Hotin: I njoh mirë, të dy bashkë s’bëjnë sa çereku i Bislimit dhe Muratit