Disidenti
Lajme

Kurti në nderimin e Walker me titullin “Doctor Honoris Causa”: Mik i së vërtetës, përherë edhe mik i Kosovës

0Shares

“Para se të jetë mik i Kosovës, ishte dhe është mik i së vërtetës e duke qenë mik i së vërtetës, mbetet përherë edhe mik i Kosovës”.

Kështu ka deklaruar Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në nderimin e ish-ambasadorit Walker me titullin, “Doctor Honoris Causa”.

Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka”.

Pjesë e ngjarjes e cila po zhvillohet në Hotelin “Dukagjini” në Pejë, ishte dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ky i fundit ka cilësuar ish-ambasadorin Walker si një mik të mire jo vetëm të popullit por edhe të tijin.

“Një mik i mirë mund të jetë shpëtimi i nevojshëm. Madje edhe atëherë kur nuk e kemi një mik të mire janë pikërisht kohërat e vështira ato që mund t’a sjellin një të tillë. Në botëne  traditave shqiptare, miku i shtëpisë është një figurë tejet e respektuar e cila nderohet deri në paprekshmëri. Sipas kodeve tona zakonore shqiptare të mikëpritjes që është vlerë e theksuar e jonja. Sot jemi mbledhur pikërisht për të nderuar një mik të madh  të Kosovës dhe të popullit të saj, diplomatin amerikan, William Walker…Walker është me të vërtetë një mik i popullit të Kosovës sepse mes njerëzve të vendit tone, janë të paktë qytetarët e huaj që janë kaq gjerësisht të njohur e kaq unanimisht të vlerësuar sikurse zotëri Walker. Në këtë pikë dua të them veçanërisht se ambasadori Walker është edhe miku im që nga koha e luftës kur jemi takuar për here të parë dhe jemi njohur në Prishtinë e deri më sot, ku po ritakohemi sërish në Pejë”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka thënë se libri do të mbetet një dëshmi të cilën ai mezi pret ta ndajë ashtu që historia e masakrës së Kosovës pëgjatë luftës të ndahet tek ata që nuk dine shumë për masakrën e Reçakut.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën e 11 janarit, miratoi vendimin për ndarjen e 70 mijë eurove për promovimin e librit “Reçaku” të ish-ambasadorit të OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali i saj vrau bashkëshorten

Disidenti.net

Ekskluzive: Shteti vendos të krijojë Task Forcë për rastet e dhunës ndaj grave

Disidenti.net

“Atë që e deshi ia mori jetën, pasnesër do ta festonte ditëlindjen”, mes lotëve flet familjarja e gruas së vrarë në Pejë (VIDEO)

Disidenti.net